Bota

Akordi në Bruksel/ Bislimi s’tregon asgjë, 0 koment për marrëveshjen: Duhet të fillojmë bisedimet për propozimin franko- gjerman

Besnik Bislimi ripostoi marrëveshjen duke shtuar se tanimë Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

23 Nëntor 2022, 23:10 Nga k.m.
Akordi në Bruksel/ Bislimi s’tregon asgjë, 0 koment për
Besnik Bislimi

PRISHTINË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka treguar asgjë për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë që u arrit mbrëmjen e sotme në Bruksel. Pas lajmërimit të bërë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borrell, Bislimi ripostoi marrëveshjen duke shtuar se tanimë Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Takimi në Bruksel u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me çështjen e targave. Mes tyre nuk pati marrëveshje, por u ra dakord shtyrja e afatit për vendosjen e gjobave. 

besnik bislimi

Sondazh

Poll