Bota

KJO është marrëveshja që u arrit sot në Bruksel: Serbia nuk lëshon më targa "ilegale", Kosova nuk i zbaton gjobat

Josep Borrell tha se sipas  marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova nuk do ndërmarrë hapa lidhur me riregjistrimin e mjeteve. 

23 Nëntor 2022, 22:56 Nga k.m.
KJO është marrëveshja që u arrit sot në Bruksel: Serbia
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që është arritur sot në Bruksel mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Borrell tha se sipas  marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova nuk do ndërmarrë hapa lidhur me riregjistrimin e mjeteve. 

“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave,”-shkruan Borrell.

Po ashtu, në të njëjtin postim Borrell i ka ftuar dy palët që ditëve në vazhdim të diskutojnë mbi hapat e radhës, ndërsa nuk ka harruar që të përmendë edhe emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

josep borrell

Sondazh

Poll