Bota

Marrëveshja për targat, Lista Serbe: Qytetarët me targat KM mund t'i mbajnë ato

Kjo parti tutje shkruan se dëshirojnë t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe në momentin e skadimit të regjistrimit ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të tyre KM si më parë.

24 Nëntor 2022, 09:50 Nga I.A
Marrëveshja për targat, Lista Serbe: Qytetarët me targat KM mund
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka mirëprritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, e cila ka konfirmuar se targat KM mbeten në përdorim dhe se askush nuk do t’i heqë e as nuk do të shqiptohen gjoba për qytetarët serbë që posedojnë automjete me targa KM. Me anë të një postimi në Facebook, Lista Serbe shkruan se kjo parti tutje shkruan se dëshirojnë t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe në momentin e skadimit të regjistrimit ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të tyre KM si më parë.

“Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM. Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjerohen dhe të reja nuk do të lëshohen për momentin. Kujtojmë se qëndrimi ynë ishte që të mbesin targat KM, të mos konfiskohet prona e qytetarëve, të mos shqiptohen gjoba, e as të pengohet liria e lëvizjes së tyre. Kemi kërkuar që targat KM të mbeten, e jo të shtohet numri i tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

 

lista serbe

Sondazh

Poll