24 Nëntor 2022, 07:06
Nga DOSJA
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price
SHBA- Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”. Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t'u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës. Sipas BE-së, “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (e Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Ambasadën amerikane në Kosovë për angazhimin e saj në arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe. Në deklaraten e Price, mirëpritet “vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”.
Shtetet e Bashkuara thuhet më tej, përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha ndërkaq se pati një bisede të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, shkroi ai në rrjetin Twitter.
Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave. Më 22 nëntor, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës, për t’u dhënë mundësi bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës, ka pasur tri faza. Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor. Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe. Serbia, e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - më 5 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Marrë nga REL
reciprociteti per targat shba ned price
Bota
23 Nëntor 2022, 23:10
k.m.
Besnik Bislimi
PRISHTINË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka treguar asgjë për arritjen e marrëveshjes pë...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:56
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:55
k.m.
Vjosa Osmani
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qe...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:52
k.m.
Foto ilustruese
Gjyqtarët e një gjykatë federale të apelit me qendër në Atlanta, duket se anuan në krahun e Departamenti...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:35
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Eur...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:32
k.m.
Mimoza Kusari – Lila
PRISHTINË- Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:30
k.m.
Foto ilustruese
LONDËR- Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmun...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:25
k.m.
Isabel dos Santos
SHBA- Organizata ndërkombëtare e Policisë, Interpol ka lëshuar një "Njoftim të Kuq" duke bërë thi...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:21
k.m.
Olaf Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet ruse në infrastrukturën civile në Ukrainë, duke shtuar se mundë...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:11
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedon...