Aktualitet

HARTA LIVE/ Reshje të pakta shiu gjatë paradites, pasditja sjell përmirësim të motit

Ndërkohë pjesa e parë e ditës pritet që të ketë reshje të pakta shiu kryesisht në zonën veriore dhe juglindore të vendit. 

24 Nëntor 2022, 07:24 Nga e.k
HARTA LIVE/ Reshje të pakta shiu gjatë paradites, pasditja sjell
Foto Ilustruese

TIRANË- Prej ditësh nën 'pushtetin' e reshjeve të dendura të shiut që sollën dhe përmbytje në qarqe të ndryshme të vendit duket se reshjet e shiut do të largohen pasditën e sotme duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave. Ndërkohë pjesa e parë e ditës pritet që të ketë reshje të pakta shiu kryesisht në zonën veriore dhe juglindore të vendit. 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll