Bota

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Lajmin e konfirmoi edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili ka njoftuar se pas orëve të gjata të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur një marrëveshje në Bruskel.

23 Nëntor 2022, 22:35 Nga k.m.
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat
Foto ilustruese

BRUKSEL- Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje. Borrell përmes një cicërime në Twitter tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisëkanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtejshme. 

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Po ashtu, lajmin e konfirmoi edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili ka njoftuar se pas orëve të gjata të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur një marrëveshje në Bruskel.

“Pas orëve të gjata, ne kemi arritur qëllimin: kemi një marrëveshje. Tani, negociatat intensive për normalizim të plotë, mund të fillojnë,”-shtoi ai.

Takimi në Bruksel u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me çështjen e targave. Mes tyre nuk pati marrëveshje, por u ra dakord shtyrja e afatit për vendosjen e gjobave. 

reciprociteti per targat

Sondazh

Poll