Bota

Targat/ Vendimi për shtyrjen e afatit drejt fundit, paralajmëron Vetëvendosja: Nëse sot nuk arrihet një marrëveshje në Bruksel, nesër do të nisë…

Mimoza Kusari-Lila u shpreh se  uron që të ketë një marrëveshje për të zgjidhur problemin që ka krijuar një situatë të tensionuar në veri të Kosovës.

23 Nëntor 2022, 22:32 Nga k.m.
Targat/ Vendimi për shtyrjen e afatit drejt fundit, paralajmëron
Mimoza Kusari – Lila

PRISHTINË- Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se nëse sonte në Bruksel nuk arrihet një marrëveshje, atëherë nesër do të nisë vendosja e gjobave për të gjithë ata që lëvizin me targa serbe. Në një intervistë të dhënë, Kusari-Lila u shpreh se  uron që të ketë një marrëveshje për të zgjidhur problemin që ka krijuar një situatë të tensionuar në veri të Kosovës.

“Nëse nuk arrihet një vendim tjetër, do të nisë shqiptimi i gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri Kurti, vendimi nuk parashikon konfiskim të tabelave e as të automjeteve, por parashikon prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa,”-është shprehur Kusari – Lila në Klan Kosova.

Ndërkohë që deputetja e LVV ka bërë reagimin, kryenegociatori për dialog teknik, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviç, janë ende në Brukel duke negociuar nën mbikqyrjen e Miroslav Lajçak, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sa i përket targave. Takimi ka nisur pak pas mesditës së sotme dhe ende vazhdon. 

mimoza kusari – lila

Sondazh

Poll