Bota

Frikë për mosfunksionimin e rrotës së avionit, udhëtarët e linjës Prishtinë-Zyrih në panik

26 Shkurt 2019, 10:58 Nga DOSJA
Frikë për mosfunksionimin e rrotës së avionit,

Udhëtarët e linjës fluturuese Edelweiss nga Prishtina për në Zyrih janë ndodhur në panik të dielën mbrëma. Bëhet fjalë për fluturimin me avionin me numër WK405, të cilit mesa duket nuk i punonte rrota drejtuese.

Mediet kosovare shkruajnë se pak para nisjes nga Prishtina, është paralajmëruar prania e një defekti teknik. Gjithashtu edhe pak para zbritjes, sipas të njëtave medir udhëtarët janë lajmëruar se pas zbritjes, në tokë do të ketë edhe automjete të zjarrfikësve si dhe një automjet për tërheqjen e aeroplanit, krahas automjeteve të zakonshme përcjellëse. E me këtë rast janë lutur udhëtarët të mos krijojnë panik.

Të pranishëm mes udhëtarëve kanë qenë edhe dy biznesmenë shqiptarë nga Zyrihu. Ndërkohë zyrtari i lartë për Komunikime në Edelweiss, Andreas Meier, sqaroi se kishte të bënte më shumë me një vërejtje sigurie jo të saktë në Cockpitin e aeroplanit.

“Vërejtja e sigurisë kishte të bënte me një mosfunksionim të mundshëm të rrotës drejtuese të aeroplanit, e në të tilla raste prania e një mjeti tërheqës për aeroplanin dhe e Zjarrfikësve është i domosdoshëm. Por pas zbritjes, duket se vërejtja e shfaqur është sqaruar dhe gjithçka ka shkuar në rregull,”– shkruan z.Meier në emailin dërguar Albinfo.ch.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni andreas meier defekt ne avion panik gjate fluturimit prishtine-zyrih andreas meier defekt ne avion panik gjate fluturimit prishtine-zyrih

Sondazh

Poll