Bota

Ndryshimi i kufijve, Thaçi: Nëse marrëveshja nuk aprovohet në Kuvend, shkojmë në referendum

26 Shkurt 2019, 07:38 Nga DOSJA
Ndryshimi i kufijve, Thaçi: Nëse marrëveshja nuk aprovohet

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi në Report Tv se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum. E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje. Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës”.

Thaçi po ashtu i bëri thirrje Haradinajt që të heqë taksën për mallrat nga Serbia, duke vlerësuar se ato po futen kontrabandë dhe miqësia me SHBA-në po dëmtohet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosova marreveshja me serbine ndryshimi i kufijve hashim thaci kosova marreveshja me serbine ndryshimi i kufijve

Sondazh

Poll