Bota

Shpërthejnë demonstratat në Algjeri kundër presidentit që ka 20 vite në pushtet, arrestohen 40 persona

26 Shkurt 2019, 06:59 Nga DOSJA
Shpërthejnë demonstratat në Algjeri kundër presidentit

Në Alegjeri kanë shpërthyer demonstratat e mëdha pasi studentët dhe qytetarët ka dalë kundër presidentit Abdelaziz Bouteflika-s, pasi ky i fundit kërkon një mandat të pestë,  edhe pse ka 20 vite në pushtet.

Studentët pritet të udhëheqin demonstrata të reja ditën e sotme. Këto demonstrata nisën të premte ku mijëra njerëz dolën në rrugë në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin. Policia arrestoi 40 persona dhe hodhi gaz lotsjellës për të bllokuar një marshim në pallatin presidencial, duke bërë që protestuesit të reagonin duke hedhur gurë. Gazetarët shtetërorë u ankuan për një ndërprerje të raportimit nga ana e mediave ku ata punonin. 

Është e rrallë që protestat të tolerohen nga autoritetet në Algjeri pasi demonstratat janë të ndaluara që nga viti 2001.

Bouteflika, 81 vjeç, ka qenë në detyrë që nga viti 1999, por ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është parë në publik vetëm disa herë që nga viti 2013. Një veteran i pavarësisë së Algjerisë, Bouteflika është presidenti më i gjatë në shërbim të vendit. Një njoftim që u bë këtë muaj nga partia qeverisëse, Partia Kombëtare Çlirimtare  u tha se presidenti do  të kandidonte sërish në zgjedhjet e 18 prillit.

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll