Bota

Ish-ministrja Tahiri: Idenë e ndryshimit të kufijve e solli Rama nga Serbia

26 Shkurt 2019, 08:49 Nga DOSJA
Ish-ministrja Tahiri: Idenë e ndryshimit të kufijve e solli Rama nga

Ish-ministrja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri është shprehur se idenë e shkëmbimit të territoreve ja ka propozuar kryeministri I Shqipërisë Edi Rama Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në një intervistë për “Kallxo.com” Tahiri u shpreh se Rama e propozoi këtë ide pas vizitës së tij në Serbi.

“Zbulova pikërisht se z. Rama kur ka qenë në Serbi në tetor 2016 në një vizitë dy-ditëshe, i është thanë ideja e shkëmbimit të territoreve, dhe ai në vend se ta prejë këtë rrugë dhe dhe ta kundërshtojë Serbinë, e ka sjellë në Prishtinë te z. Thaçi. Kur e kam kuptuar këtë, i kam kuptuar edhe shumë të tjera që lidhen me takimet që janë mbajtur e të tjera. Ajo që di unë nga angazhimet diplomatike, deri në maj të vitit 2018, as ShBA-ja as BE-ja nuk kanë lejuar këto biseda të ndodhin. Pastaj, se çfarë ndodhi, pse Mogherini këtë anë anti-evropiane, tregoi gatishmëri të shkelë parimet evropiane, këtë nuk e di dhe nuk mund ta them,”– deklaroi  Tahiri.

Më tej ajo komentoi edhe taksën e vendosur nga kryeministri Ramush haradinaj ndaj importve serbe.

“Taksa është masa e vetme që pati Haradinaj në dorë për t’ia ndalë rrugën ndryshimit të kufijve. E di që interpretohet si taksë kundër Serbisë, jo, jo, kjo është taksë për ta bllokuar dialogun për ta bllokuar këtë ide të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin,”- shprehet ish-ministrja Edita Tahiri.

Tahiri ka patur përplasje me kryeministrin Edi Rama në lidhje me delegimin e kompetencave të postit të ministrit të jashtëm të Shqipërisë, nga Rama kundrejt Gent Cakajt. Ajo përshëndeti vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër për Europën dhe punëve të Jashtme.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit te Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama,”- shkruante Tahiri në Twitter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama edita tahiri hashim thaci ish-minitrja tahiri ramush haradinaj taksa ndaj serbise edi rama edita tahiri hashim thaci ish-minitrja tahiri ramush haradinaj taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll