Aktualitet

Dhunohet punonjësi i portit në Durrës, Berisha: E rrahën bandat e Agron Tares

26 Shkurt 2019, 13:57 Nga DOSJA
Dhunohet punonjësi i portit në Durrës, Berisha: E rrahën

DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e djeshme, pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete) punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual. Ndalimi i dhunuesve është bërë në tek porti i Durrësit, ndërkohë që punonjësi i portit ndodhet në Spital.

Por si u bë publike ngjarja?

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në Durrës ishte dhunuar punonjësi i portit dhe se dhunuesit janë pjesë e bandave të Agron Tares, vëllait i futbollistit Igli Tare, që është edhe drejtor i Portit.

Denoncimi i Berishës:

Po fshihet nje krim i shemtuar nga narkozyrtaret!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje doktor.

Dje ne mbremje ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte,ku bandat e drejtorit te Portit te Durresit Agron(Genti)Tare,

kan rrahur dhe goditur me pistolete nje punonjes te Forcave te Sigurise Portuale.

Punonjesi ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak.

Drejtori narkoman i portit i cili e ka kthyer zyren ne nje qender te pirjes se kokaines. Se bashku me bandat e tij dhe Policine e Shtetit po tentojne ta mbajne te fshehur si ngjarje……. Ju lutem anonim”

Njoftimi i plotë i policisë Durrës

Më datë 25.02.2019, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë  (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e  autorit të tretë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tare arrestohen dy persona rrihet punonjesi i portit te durresit agron tare arrestohen dy persona rrihet punonjesi i portit te durresit

Sondazh

Poll