23 Nëntor 2022, 08:21
Nga A.B
Permbytje
LEZHË- Situata për shkak të reshjeve në Qarkun e Lezhës mëngjesin e sotëm paraqet me disa problematika. Në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje.
NJOFTIMI I BASHKISË:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.
Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.
Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al
permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:13
A.B
Elona Kaleshi dhe cifti Pasho
ITALI- Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për vdekjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 07:53
A.B
Policia
ITALI-Shqiptari Bektash Mesje vdiq menjëherë për shkak të plagëve të marra pasi ra nga 8 metra lartësi. Mediat i...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 07:07
A.B
Reshje
TIRANË- Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi intensitet të lartë paradite, pasdite dhe n&eum...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 06:57
A.B
Ujesjelles
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve i cili është bërë shpesh pjesë e debatit për shkak të humbjeve q&...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 06:57
A.B
28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjed...
Aktualitet
22 Nëntor 2022, 22:26
k.m.
Pamje nga përleshja
RUSI- Burrat e mobilizuar nga presidenti rus Vladimir Putin u përgatitën për luftë duke u grindur në nj&...
Aktualitet
22 Nëntor 2022, 22:17
k.m.
Pamje nga Gjirokastra
GJIROKASTËR- Probleme me shiun edhe në Gjirokastër. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të...
Aktualitet
22 Nëntor 2022, 22:17
F.M
Vasil Bedinaj
VLORË- Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Unioni Turistik Shqiptar, me iniciativën...
Aktualitet
22 Nëntor 2022, 22:10
k.m.
Pamje nga videoja
Shqipëria ka miratuar ligjin për kujdesin paliativ që në vitin 2014, por nuk kanë dalë aktet për rregu...
Aktualitet
22 Nëntor 2022, 22:09
k.m.
Barnat
Lista e rimbursimit përbën 25% të të ardhurave të grosistëve, por pavarësisht këtij kontributi të lart&...