Sport

Mason Mount protagonist gjatë himnit, futbollisti i Anglisë e këndon gabim: "Nuk është mësuar ende" (video)

Mason Mount u bë protagonist i një gafe të bujshme përpara ndeshjes Angli-Iran.Futbollisti anglez, gjatë himnit, dukej se këndonte ‘God Save the Queen’, pavarësisht se tashmë në Angli është mbreti Charles dhe jo më Mbretëresha Elizabeth.

22 Nëntor 2022, 17:04 Nga DOSJA

Mason Mount protagonist gjatë himnit, futbollisti i Anglisë e

KATAR- Mason Mount u bë protagonist i një gafe të bujshme përpara ndeshjes Angli-Iran.Futbollisti anglez, gjatë himnit, dukej se këndonte ‘God Save the Queen’, pavarësisht se tashmë në Angli është mbreti Charles dhe jo më Mbretëresha Elizabeth.Gabimi nuk ka kaluar pa u vënë re dhe fansat kanë komentuar, nga ironia deri të indinjuar.

Ajo e vitit 1950 ishte pjesëmarrja e parë në Botëror për britanikët dhe në fron ishte George VI, babai i Elizabeth II. Një fans shkroi: “Nuk mund të fajësoj Mount të jem i sinqertë, nuk është mësuar ende me të”. Një tjetër, më i zemëruar, këshilloi: "Dikush t'i thotë Mason Mount se tani kemi një mbret, të lutem." Një i tretë tha: "Jam i sigurt se shumë fansa britanikë kanë harruar të thonë mbret në vend të mbretëreshës".

E.Ç (Dosja.al)

mount anglia

Sondazh

Poll