Sport

VIDEO/ Festime në Palestinë për fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës...

"Një lojë historike," ishte titulli i agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, që i bënte jehonë ndeshjes.

22 Nëntor 2022, 17:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Festime në Palestinë për fitoren e Arabisë Saudite

PALESTINE - "I dërgojmë urimet tona skuadrës së Arabisë Saudite për këtë paraqitje të shkëlqyer, të luajtur në një nivel të lartë, për fitoren ndaj Argjentinës në Katar". Me këto fjalë Husein a-Sheikh, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të PLO dhe në fakt numri 2, pas presidenti Abu Mazen, ka komentuar në Twitter ndeshjen e përfunduar në kuadër të Kupës së Botës. 

"Një lojë historike," ishte titulli i agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, që i bënte jehonë ndeshjes. Ndërkohë nga Gaza mbërritën pamjet e fansave të mbledhur para televizorëve, të filmuar në momente gëzimi teksa valëvitnin flamujt kombëtarë të Arabisë Saudite, një vend që në të kaluarën e afërt, ka pasur konflikte edhe me lidershipin lokal të Hamasit. 

Fjalë të madhe kënaqësie ndaj skuadrës saudite kanë ardhur edhe nga deputeti arab izraelit Ahmed Tibi, i cili është tifoz i futbollit. “Ju e latë gjithë botën me frikë”,- ka thënë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll