Sport

Përplasja e frikshme në Argjentinë-Arabi Saudite, mbrojtësi Al-Shahrani largohet me barelë, portieri nuk i mban dot lotët

Surpriza e parë e madhe e Botërorit u materializua në stadiumin Lusial ku Arabia Saudite mundi 2-1 Argjentinën, një nga favoritët e mëdhenj.

22 Nëntor 2022, 17:04 Nga DOSJA

Përplasja e frikshme në Argjentinë-Arabi Saudite, mbrojtësi

KATAR- Surpriza e parë e madhe e Botërorit u materializua në stadiumin Lusial ku Arabia Saudite mundi 2-1 Argjentinën, një nga favoritët e mëdhenj. Minutat e fundit të ndeshjes u karakterizuan edhe nga një dëmtim i tmerrshëm i Yasir Al Shahranit, mbrojtësi i majtë saudit, i cili u përplas me portierin, Al Owais. Ndeshja u pezullua për një kohë të gjatë, pati momente frike sidomos duke parë portierin saudit duke qarë në dëshpërim.

DEMTIMI I LOJTARIT

Mjekët e Arabisë Saudite ndërhyjnë, portieri largohet, lutet duke pritur lajmin e mirë që vjen pas pak minutash. Al Shahrani del jashtë fushës me barelë, pak sekonda më vonë mbrojtësi ngre gishtin si për të treguar se nuk ka asnjë problem.Goditja ishte e fortë, por në fund më e keqja u shmang dhe në dhomat e zhveshjes, pavarësisht dhimbjeve të forta, ai mundi të festonte suksesin historik të Arabisë Saudite.

E.Ç (Dosja.al)

arabia saudite demtimi i lojtarit kupa e botes

Sondazh

Poll