Sport

Shtypi argjentinas befasohet nga disfata e favoritëve, fillon ‘kryqëzimi’: “Kolaps në Katar”

Surpriza e parë e këtij Botërori erdhi nga Arabia Saudite. Argjentina u mund me përmbysje me shifrat 2-1.

22 Nëntor 2022, 16:26 Nga DOSJA

Shtypi argjentinas befasohet nga disfata e favoritëve, fillon

KATAR- Surpriza e parë e këtij Botërori erdhi nga Arabia Saudite. Argjentina u mund me përmbysje me shifrat 2-1. Tifozët e Selección, të cilët kishin mbushur stadiumin me flamuj, shalle dhe portrete të Maradonës kudo, morën një zhgënjim dhe krejtësisht të papritur që mund të përmbysë fatin e grupit C me Poloninë dhe Meksikën.

Humbja bën zhurmë dhe gjen jehonë në të gjithë botën, veçanërisht në Argjentinë, ku faqet dhe gazetat sportive kanë shkruar për këtë disfatë. Olé shkruan: "Grusht Botëror”, Nacion hapet me titullin: "Kolaps në Katar", El Clarin shkruan: “Goditje e rëndë”, Ámbito zgjedh “Surprizë në Botëror”.

E.Ç (Dosja.al)

katar kupa e botes

Sondazh

Poll