Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari

Sipas të dhënave, “Rigel III” dhe “Af Marina”, parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të kësaj të marte, do të nisen pas orës 05:00 të së mërkurës.

22 Nëntor 2022, 20:38 Nga k.m.
Moti i keq në Shqipëri, pezullohen lundrimet e trageteve të
Foto ilustruese

DURRËS- Moti i keq që ka pushtuar vendin vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det të hapur. Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se krahas mjeteve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave, sonte nuk do të lundrojnë as tragetet e linjës Durrës-Bari.

Sipas të dhënave, “Rigel III” dhe “Af Marina”, parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të kësaj të marte, do të nisen pas orës 05:00 të së mërkurës. Megjithatë pasagjerët do të imbarkohen sonte dhe do të mbeten në pritje për t’u nisur drejt Italisë në orët e para të mëngjesit.

Por ndërkohë nuk do të pezullohet lundrimi në krahun tjetër të Adriatikut. “Rigel VII” dhe “GNV Blue” do të nisen sonte nga porti i Barit në orën 22:00 dhe parashikohet të mbërrijnë nesër rreth orës 07:00.

“rigel iii” “af marina” porti i durresit

Sondazh

Poll