ME VIDEO/ "Hapni rrugë", policia 'alarmon' mjetet me megafon, ku duhet kaluar në raste emergjente?
E njëjta gjë do të ndodhte edhe po të ishte auto-ambulancë.
22 Nëntor 2022, 20:00Nga F.M
Trafiku në Tiranë
TIRANË- Trafiku në Tiranë nuk përbën më lajm, e kryesisht në ditët me shi, por sa herë që ndodhesh përpara një situate emergjente, të vjen në mendje pyetje: Ku duhet kaluar?
Ky është edhe rasti që ju sjell Dosja.al sot me video. Një makinë e Policisë së Shtetit, në dukje e nisur për ndonjë emergjencë kërkonte që makinat në bulevardin "Bajram Curri" t'i hapnin rrugën, por kjo ishte totalisht e pamundur. Siç duket edhe në video, radha e mjeteve nuk mbaronte dhe për pasojë, asnjëra prej tyre nuk kishte si të manovronte për të hapur rrugën në mënyrë që mjeti i PSH-së të kishte prioritet.
E njëjta gjë do të ndodhte edhe po të ishte auto-ambulancë. Minutat e kaluara në një trafik të tillë, në mungesë të një korsie emergjence, janë një rrezik i madh për humbjen e jetës së një të sëmuri. Ku duhet kaluar në këto raste?