Aktualitet

VIDEO/ Deti hyn në një pjesë të Darëzezës, lokalet zaptohen nga uji

Lokalet nuk shfrytëzohen gjatë stinës së dimrit, pasi kanë leje sezonale vetëm për sezonin veror.

22 Nëntor 2022, 19:37 Nga F.M
VIDEO/ Deti hyn në një pjesë të Darëzezës, lokalet
Darëzeza

FIER- Deti ka hyrë në një pjesë të madhe të zonës së Darëzezës në Fier. Në pamjet e [ublikuar nga Balkanëeb, duket qartë që uji i detit ka zaptuar një sipërfaqe të konsiderueshme. Uji ka hyrë edhe në ambientet që janë lokale, por këto të fundit nuk shfrytëzohen gjatë stinës së dimrit, pasi kanë leje sezonale vetëm për sezonin veror.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive. Në Durrës situata duket e qetë dhe gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për raste problematike.

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll