Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë, plagosen rëndë 4 persona, 2 në gjendje të rëndë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Rrilës.

22 Nëntor 2022, 20:21 Nga k.m.
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë, plagosen
Pamje nga aksidenti

LAÇ- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona, 2 prej tyre në gjendje më të rënduar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Rrilës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur: Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku.

Njëri prej të plagosurve po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Nuk dihet ende se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M. Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit,”- tha Policia në një njoftim paraprak për mediat.

aksident ne lac

Sondazh

Poll