Aktualitet

“Jemi familje dëshmori”/ U arrestua në Itali për vjedhje, nëna e efektivit të Policisë së Lezhës: S'ka lidhje me lajmin, ndodhet në Gjermani

Gjelina Nikolli deklaroi se i biri ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

22 Nëntor 2022, 20:30 Nga k.m.
“Jemi familje dëshmori”/ U arrestua në Itali për
Policia e Lezhës

LEZHË- Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje. Nëna e 27-vjeçarit, Gjelina Nikolli deklaroi për “Balkanweb” se i biri ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli. Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi,”- tha ajo.

gjelina nikolli perjashtohet nga policia klisman nikolli klisman nikolli

Sondazh

Poll