Aktualitet

VIDEO/ Qytetari denoncon nga spitali: Na erdhi Rama në lagje! Meta: Policia e ndaloi se i kërkoi të mos bënte propagandë me përmbytjet

Kreu i PL-së i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

22 Nëntor 2022, 19:53 Nga F.M
VIDEO/ Qytetari denoncon nga spitali: Na erdhi Rama në lagje! Meta: Policia
Qytetari në spital

DURRËS- Një qytetar ka përfunduar në spital pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Denoncimin e ka bërë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Facebook. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se qytetari në fjalë ka përfunduar në spital pasi është ndaluar nga policia. Sipas Metës, qytetari i ka kërkuar Ramës që të mos bëjë propagandë me zonat e përmbytura. Kreu i PL-së i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

"Sot rreth 2 në lagje na erdhi kryeministri. E pritëm më kryetaren e Bashkisë,"- thotë qytetari në video. 

Postimi:

Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.
Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!

 

ilir meta shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll