Sport

Argjentina ndalet pas 36 ndeshjeve pa humbje: rekordi i mbetet Italisë...

Nokauti sensacional kundër Arabisë Saudite e pengon Messin dhe shokët e tij të arrijnë rekordin e ‘Azzurrëve’ të Mancinit, i cili kaloi 37 ndeshje pa humbje midis 2018 dhe 2021.

22 Nëntor 2022, 16:08 Nga DOSJA

Argjentina ndalet pas 36 ndeshjeve pa humbje: rekordi i mbetet Italisë...

KATAR - Humbja e zhurmshme e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Grupit C e bën Italinë të buzëqeshë. Nokauti i papritur i Messit dhe shokëve të tij në debutimin e tyre në Kupën e Botës “Katar 2022”, në fakt ka ndërprerë serinë e tyre të ndeshjeve pa humbje në 36-të, e cila filloi në korrik 2019. Kësisoj rekordi i mbetet për ‘Azzurrëve’ të Mancinit, i cili arriti 37 ndeshja pa humbje midis tetorit 2018 dhe shtatorit 2021.

Megjithatë, ‘Albicelestët’ mbeten të dytët në këtë renditje speciale, i ndjekur nga Algjeria (2018-2022), Brazili i Parreiras dhe Zagallos (1993-1996) dhe Spanjës, kur drejtohej nga trajnerët Aragones dhe Del Bosque (2007-2009), të gjithë këta me nga 35 ndeshje radhazi pa humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll