Sport

Lajmi i trishtë për uellsianin Williams: në fushë edhe pas fatkeqësisë familjare…

“Dje mora lajmin më të vështirë të mundshëm, nëna ime më tha se gjyshi im ndërroi jetë mbrëmë. Qava gjithë ditën”

22 Nëntor 2022, 12:02 Nga DOSJA

Lajmi i trishtë për uellsianin Williams: në fushë edhe pas

KATAR - Mbrojtësi i Uellsit, Neco Williams, ka zbuluar se ai luajti mbrëmë në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara, sapo kishte marrë lajmin se gjyshi i tij kishte vdekur. 

Lojtari, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, më pas shpërtheu në lot në fund të ndeshjes: “Dje mora lajmin më të vështirë të mundshëm, nëna ime më tha se gjyshi im ndërroi jetë mbrëmë.

Pasi qava gjithë ditën, për të luajtur një ndeshje të Kupës së Botës ishte jashtëzakonisht e vështirë. Por unë jam duke ecur përpara me mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe familjes sime”.

Lajmi i trishtë për uellsianin Williams: në fushë edhe pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll