Sport

“Katar 2022”/ Messi zhbllokon Argjentinën, shënon nga pika e penalltisë… (video)

Në ekzekutimin e një goditje nga këndi, pati një mbajtje me duar të lojtarëve argjentinas në zonë dhe gjyqtari, pasi u konsultua me VAR-in, akordoi penallti.

22 Nëntor 2022, 11:28 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Messi zhbllokon Argjentinën, shënon nga pika

KATAR - Argjentina debuton sot (11:00) në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Sauditë, që zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”.

Vetëm 10 minuta ka zgjatur rezistenca e Arabisë Saudite. Pas një gjuajtje të Messit në minutën e dytë, e cila u prit nga portieri arab, në ekzekutimin e një goditje nga këndi, pati një mbajtje me duar të lojtarëve argjentinas në zonë dhe gjyqtari, pasi u konsultua me VAR-in, akordoi penallti.

Nga pika e bardhë, kapiteni Lionel Messi nuk gabon dhe shënon golin e pare për Argjentinën, e cila konsiderohet si një prej favoriteve të këtij Botërori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll