Sport

“Katar 2022”/ Leroy Sané humb ndeshjen e parë të Gjermanisë kundër Japonisë…

Gjermania njoftoi të martën mungesën e Leroy Sané për ndeshjen e tij të parë kundër Japonisë të mërkurën (14:00). Anësori i Bayern Munichut po vuan nga një dëmtim në gju.

22 Nëntor 2022, 10:52 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Leroy Sané humb ndeshjen e parë të

KATAR - Leroy Sané do të mungojë në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Kupën e Botës kundër Japonisë të mërkurën (14:00). Ekipi i ‘panzerave’ konfirmoi mungesën e tij të marten, pasi anësori i Bayern Munich mungoi në stërvitje, për shkak të një dëmtimi në gju.

Sidoqoftë, nuk është komunikuar një periudhë e saktë e mungesës së tij, duke lënë disa dyshime për pjesëmarrjen e sulmuesit edhe në ndeshjet kundër Spanjës më 27 nëntor (20:00) dhe kundër Kosta Rikës më 1 dhjetor (20:00).

Sulmuesi Niclas Füllkrug, i lënë jashtë fushës për disa ditë për shkak të simptomave të gripit, është rikthyer në stërvitje me shokët e tij të dielën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll