Sport

“Katar 2022”/ Më shumë se një orë shtesë në katër ndeshje, Collina: "Tifozët paguajnë për të parë 90 minuta lojë, jo më pak"…

"Ajo që kemi bërë në botërorin e Rusisë ishte llogaritja më e saktë e kohës për t'u kompensuar. Të gjithë të mos habiten nëse e shohin gjyqtarin e katërt të ngrejë tabelën elektronike me një numër të madh, gjashtë, shtatë apo tetë minuta".

22 Nëntor 2022, 10:39 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Më shumë se një orë shtesë

KATAR - Vlerësimi i parë i Kupës së Botës “Katar 2022” ka të bëjë me kohën shtesë të lojës: deri në 61 minuta më tepër, në katër garat e para të kampionatit botëror. Në praktikë është luajtur një orë më shumë, se gjashtë orët e zakonshme, gati 17 për qind më shumë. 

Dhe llogaritja rritet më tej, nëse shtojmë minutat e luajtura në të vërtetë, 69, dhe jo ato të treguara nga gjyqtari i katërt në detyrë. Mjafton të kujtojmë atë që ndodhi në ndeshjen Angli-Iran, me dëmtimin e portierit të kombëtares së Lindjes së Mesme dhe një rikuperim të përgjithshëm prej 29 minutash, për të treguar një tendencë të re të “Katar 2022”.

Në fund të fundit, Pierluigi Collina e kishte parashikuar gjerësisht një dukuri të tillë: "Ajo që kemi bërë në botërorin e Rusisë ishte llogaritja më e saktë e kohës për t'u kompensuar", - shpjegoi kreu i komisionit të arbitrave të FIFA-s për ESPN pak ditë më parë. - U thamë të gjithëve të mos habiten, nëse e shohin gjyqtarin e katërt të ngrejë tabelën elektronike me një numër të madh, gjashtë, shtatë apo tetë minuta".

Fjalë që shkojnë së bashku me ato të Collinës disa kohë më parë, kur ai kishte ftuar të reflektonte për kohën e lojës dhe për faktin se "tifozët paguajnë për të parë 90 minuta, jo 50". Thënë këtë, trendi i ri ka ardhur në realitet. Dhe pas Kupës së Botës, testet për këtë interpretim i ri, si dhe me ‘off-side’ gjysmë automatik, do të jetë e vështirë të rikthehet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll