Politike

‘Kuvendi’/ Balla: Rama propozon shtëngime për dekriminalizimin! Hajdari: Fajin e keni ju, jo ligji!

2 Shtator 2019, 06:39 Nga DOSJA
‘Kuvendi’/ Balla: Rama propozon shtëngime për

TIRANË– Ditën e sotme ka rinisur sesioni i ri parlamentar. I pari që mori fjalën ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se Kuvendi ishte legjitim dhe funksional.

Më tej në fjalën e tij, Ruçi shpalli edhe objektivat për sesionin e ri parlamentar duke i vënë theksit thirrjes së maxhorancës për opozitën lidhur me reformën zgjedhore.

Në fund, Ruçi tha se ky sesion përkonte edhe me 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, deklaratë e cila u replikuar nga kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi. Ky i fundit kërkoi rishikim të historisë.

Më pas një fjalim ka mbajtur edhe deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila fajësoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për djegien e mandatave. Gjithashtu Hajdari paralajmëroi takime me qytetarët për rifuqizimin e të djathtës.

Në fjalën e tij, numri dy i PS-së, Taulant Balla dha lajmin se kryeministri Edi Rama do të propozonte amandamente për shtrëngime lidhur me dekriminalizimin.

Fjalimi i Ballës, u replikua nga deputetja Hajdari, e cila tha se fajin nuk e ka ligji, por PS-ja që sjell njerëz të tillë, referuar rastit të Valdrin Pjetrit. Gjithashtu ajo kërkoi largimin e Damian Gjiknurit nga bashkëdrejtimi i komisionit të reformës zgjedhore.

Teksa sot deputetët nuk kishin shumë punë gjatë seancës, kjo gjë nuk do ndodh në ditët në vijim. Gjatë kohës që ata kanë qenë pushim të shumta kanë qenë ngjarjet që kanë ndodhur. Përveç nismave ligjore që kanë mbetur pezull nga sesioni i kaluar, Presidenti i Republikës ka kthyer dhe disa ligje të tjera për rishqyrtim.

Meta gjatë muajtit gusht ka kthyer në Kuvend disa nisma ligjore, siç janë dhe koncensionet për rrguën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Po ashtu një punë e gjatë i pret deputetët për hetimin që kanë nisur për Presidentin dhe rrugën drejt shkarkimit të tij.

(k.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise rendi i dites per seancen e 2 shtatorit seanca plenare 2 shtator 2019 kuvendi i shqiperise rendi i dites per seancen e 2 shtatorit seanca plenare 2 shtator 2019

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...