Politike

“Shkodra u përmbyt nga hapja e portave në kaskadën e Drinit, jo nga reshjet”, Bardh Spahia: Institucionet nuk na informuan

Bardh Spahia tha se nuk ishin marrë masa lidhur me rrebeshet, duke mos u lënë mundësi që të paralajmëronin qytetarët lidhur me çfarë pritej. 

21 Nëntor 2022, 22:24 Nga k.m.
“Shkodra u përmbyt nga hapja e portave në kaskadën e
Bardh Spahia

SHKODËR- Kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion nga institucionet përkatëse në lidhje me situatën që pritej nga reshjet e shiut. Në një lidhje direkte në emisionin “Open”, Spahia tha se nuk ishin marrë masa lidhur me rrebeshet, duke mos u lënë mundësi që të paralajmëronin qytetarët lidhur me çfarë pritej. 

Ai u shpreh se përmbytje e qytetit nuk ka ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura, por si pasojë e hapjes së portave në kaskadën e Drinit, që më pas ka bërë që lumi të dalë nga shtrati. 

PJESË NGA BISEDA:

PYETJE: Keni qenë të lajmëruar nga institucionet për shirat që do vinin?

Spahia: Absolutisht jo. mungesë e plotë informacioni nga institucionet përgjegjëse. Më shumë se informacioni meteorologjik, kam ngrit shqetësimin e mungesës në koordinimit dhe informacionit për ata që menaxhojnë kaskadën e Drinit. Nuk kanë qenë reshjet shkak për përmbytjet, por keqmenaxhimi dhe hapja e portave. Ndryshe nuk do kishte kurrë një përmbytje të tillë me një ditë shi. Situatë e paprecedentë, as në 2010 nuk ka qenë e ngjashme me atë që po ndodh tani në Shkodër. Në 2010 kishim 3 javë shi me intensitet të lartë por nuk u rrezikua jeta e prona e zonave të tëra në një kohë kaq të shkurtër.

PYETJE: Edhe për hapjen e portave të HEC-eve nuk dinit gjë?

Spahia: Absolutisht jo. Duhet të njoftoheshim ne si pushtet lokal dhe të njoftonim qytetarët.

bardh spahia shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll