Politike

A nuk merreshin dot masa para se të ndodhte përmbytja? Habit Haki Çako: Nuk i parashikojmë dot reshjet e përmbytjet

Haki Çako u shpreh se të gjitha strukturat kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, ndërsa theksoi se primare është shpëtimin i jetës së njerëzve. Por shtoi se reshjet e shiut dhe përmbytjet nuk parashikohen dot. 

21 Nëntor 2022, 21:22 Nga k.m.
A nuk merreshin dot masa para se të ndodhte përmbytja? Habit Haki
Haki Çako 

TIRANË- Drejtori i Emergjencave Civile kritikoi punën që kanë bërë disa bashki në situatën e 2 ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve. Në një lidhje direkt me emisionin "Now", Haki Çako u shpreh se të gjitha strukturat kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, ndërsa theksoi se primare është shpëtimin i jetës së njerëzve. Por shtoi se reshjet e shiut dhe përmbytjet nuk parashikohen dot. 

Ndër të tjera, duke u kapur sërish me pushtetin lokal, ai kërkoi nga bashkitë që të bëjnë siç duhet detyrën duke ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve në terren, në mënyrë që të bëhet edhe kompensimi i qytetarëve.

"A nuk parashikohej pak më parë kjo situatë? igurisht që është parashikuar, kemi përcjellë informacion për parashikimin dhe përmasat që do të merrte. Pushteti vendor bën vlerësimin e situatës, Por që fenomene të tilla si reshjet e përmbytjet nuk janë të parashikueshme. Banorët nuk braktisin dot banesat e tyre pa qenë të sigurtë. Në prioritet vendoset jeta e qytetarëve. Hapja e digave? Nuk ka lidhje me të lumi Kir, nuk ka lidhje me basenin e lumit Drin. Janë produkt i reshjeve të shiut. Të gjitha institucionit janë në krye të detyrës. Nëse shpëtojmë jetët e njerëzve, ekonomia vendoset pastaj. Edhe ka Bashki që mjaftohen me deklarata dhe nuk respektojnë ligjin. Në fazën e menaxhimit të emergjencave, e kam edhe për bashkitë e tjera, jo vetëm Shkodra kanë papërgjegjshmëri për zbatimin e ligjit.  Kemi kompensuar detyrimet ndaj qytetarëve që nga 2009. Sikurse është e domosdoshme dhe që bashkitë duhet të respektojnë ligjin, që përpos fazës së menaxhimit të emergjencës të ngenë grupet e vlerësimit që të bëjnë qartësisht vlerësimin e dëmeve që të bëhet i mundur kompensimi. Ka bashki që nuk respektojnë ligjin duke ngritur komisionet përkatëse,”- tha Çako.

 

haki Çako shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll