Politike

Shteti "xhiro" me avion, mijëra euro ikin nga banka e shtetit/ Vetëm në një ditë u blenë 70 bileta për jashtë vendit

Vetëm në dy ditë, 25 institucione të vendit kanë bërë 27 prokurime për blerjen e 76 biletave për udhëtime jashtë vendit.

21 Nëntor 2022, 20:18 Nga k.m.
Shteti "xhiro" me avion, mijëra euro ikin nga banka e shtetit/
Edi Rama

TIRANË- Në një kohë kur qytetarët po përballen me rritjen e kostove të jetesës për shkak të dimrit të vështirë. Në vetëm 2 ditë, 25 institucione kanë kërkuar prokurime biletash për udhëtime jashtë vendit. Në total 76 të tilla.

Vetëm në datën 18 nëntor janë bërë 22 prokurime për bileta udhëtimi me destinacione të ndryshme, si në Belgjikë, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Bullgari, Rumani, Marok dhe Armeni. "OraNeës" raporton se deri më datën 21 nëntor, deri në mesditë u hapën 5 tendera për fluturime me destinacione Belgjikë, Holandë, Austri dhe Spanjë.

Shteti "xhiro" me avion, mijëra euro ikin nga banka e shtetit/

Se për çfarë nuk dihet, por deri më tani destinacioni më i preferuar i administratës është itinerari Tiranë-Belgjikë-Tiranë me 11 fluturime në total. Ndërsa pas tij, Italia, Armenia dhe Greqia. 

Shteti "xhiro" me avion, mijëra euro ikin nga banka e shtetit/

Duke qenë se për festat, çmimet e biletave janë rritur, me 76 të tilla, përllogaritet se nga taksat e qytetarëve do të shkojnë mijëra euro për udhëtime të administratës, të cilat mund të ishin përdorur për qytetarët në këto kohë të vështira dhe për familjet në nevojë. 

edi rama

Sondazh

Poll