Politike

Përmbytjet në Shkodër/ Spiropali thirrje për Bardh Spahinë: Mjafton që të marrë në telefon dhe do jemi në dispozicion

Elisa Spiropali tha se për menazhimin sa më të mirë të situatës duhet të ishte edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia.

21 Nëntor 2022, 18:45 Nga k.m.
Përmbytjet në Shkodër/ Spiropali thirrje për Bardh
Elisa Spiropali

SHKODËR- Situata e përmbytjeve në Shkodër ka sjellë përplasjen ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, megjithatë ministja e shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali ka bërë thirrje për bashkëpunim me kryebashkiakun e qytetit, Bardh Spahia. Gjatë një interviste për emisionin ‘Kontrast’, Spiropali tha se për menazhimin sa më të mirë të situatës duhet të ishte edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Por sipas Spiropalit, ai refuzoi që të vinte pasi kishte impenjime të tjera të priste ‘non gratën’ duke ju referuar Sali Berishës.

"Unë e thashë edhe në atë takim, nuk jemi aty për Sali Berishën, por jemi aty për Shkodrën dhe qytetarët e Shkodrës dhe për qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Ai po përdor fatkeqësinë natyrore për fatkeqësinë e tij partiake. Ai është një problem i vjetër e i trashëguar që nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Është domosdoshmëri sot kur dëgjojmë deklarata delirante nga pushteti lokal dhe kryetari i Tiranës dhe bashkisë. Nuk mund të mos them se mënyra se si menaxhohet pushteti më kujton bashkinë e Lul Bravës. Pra nuk pastrohet as qyteti as pusetat asgjë. Të gjithë janë të gatshëm që të japin mend për menaxhimin e kaskadave megjithëse ende nuk pastrojnë pastetat. Qytetaret që janë evakuuar të furnizohen më ato që ju duhen dhe bashkia të bëjë punë e saj që të përdori fondin emergjencës për këta qytetarë. I bëj thirrje institucionet shtetërorë të vazhdojnë dhe të bëjnë punë. Ata që nuk pastrojnë dot pusetat e qytetit, japin mend për kaskadat. Ne do të jemi këtu. Bashkia duhet të bëjë punën e saj dhe të përdore fondin e emergjencës. është detyrë, pikë. I bëj thirrje institucioneve që të vazhdojnë dhe të bëjnë punën. Nëse kryetari i Bashkisë ka nevojë për ushtrinë, mjafton që të marrë në telefon dhe do jemi në dispozicion,"-tha Spiropali. 

elisa spiropali shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll