Politike

Berisha bën deklaratën e fortë: Shumë ushtarë dhanë dorëheqjen por s'iu pranuan, koloneli detyrohet të punojë kamarier

Berisha tha se kolenelët detyrohen të punojnë si kamarierë apo si roje private pas mbarimit të turnit pasi sipas tij paguhen me paga minimale dhe nuk mund të mbajnë dot familjen

21 Nëntor 2022, 15:57 Nga e.k
Berisha bën deklaratën e fortë: Shumë ushtarë
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përgëzuar ushtarët të cilët ndodhën në zonën e Obotit të Shkodrës për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet. Kreu i selisë blu bëri një deklaratë të fortë ku tha se shumë ushtarë kanë dhënë dorëheqjen por që sipas tij ajo nuk u është pranuar nga ministria e Mbrojtjes mne preteksin se kanë firmosur një kontratë. Berisha tha se kolenelët detyrohen të punojnë si kamarierë apo si roje private pas mbarimit të turnit pasi sipas tij paguhen me paga minimale dhe nuk mund të mbajnë dot familjen

Sali Berisha: Gjithçka e kanë vetëm me të vjedhur. A e dini ju prej tyre gjysma e ushtarëve profesionistë kanë dhënë dorëheqjen por nuk ua pranojnë se kanë kontraten. Dhanë dorëheqjen se i trajtojnë me rroga minimale në qoftë se ti shpall ushtrinë profesioniste, shkon oficer, kolonel burri i botës dhe del punon kamarier ose roje private mbasdite që të mbajë familjen. Po e shkatërron vendin. 

permbytet shqiperia 2022 sali berisha

Sondazh

Poll