Politike

Shkodra e përmbytur, Spahia: Qytetarët më në rrezik se në vitin 2010, duhet të ishte dhënë njoftimi në kohë

Spahia, tha se nuk janë njoftuar paraprakisht ndërsa shtoi se në ndryshim nga Lezha, varen nga portat e hidrocentralit të kaskadës së Drinit.

21 Nëntor 2022, 21:08 Nga A.B
Shkodra e përmbytur, Spahia: Qytetarët më në rrezik se
Bardh Spahia

TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia e quan situatën e tanishme nga reshjet e shiut, më të rëndë se në vitin 2010. I ftuar mbrëmjen e sotme në 'Çim Peka Live', ai u shpreh se nuk janë njoftuar në kohë për situatën e rëndë, nga personat që menaxhojnë Kaskadën e Drinit.

'Qytetarët e panë veten në rrezik më shumë se në vitin 2010. Prezenca e institucioneve ishte inekzistente. U donte një njoftim në kohë i atyre që menaxhojnë Kaskadën e Drinit, është përgjegjësi e madhe. '- tha Spahia.

Spahia, tha se nuk janë njoftuar paraprakisht ndërsa shtoi se në ndryshim nga Lezha, varen nga portat e hidrocentralit të kaskadës së Drinit. Sipas tij e gjithë situata kritike është shkaktuar nga hapja e digave.

"Situata është anormale dhe nuk varej nga reshjet, por situatë krejtësisht të varuar nga shkarkimet e portave të hidrocentralit. Në kohë rekord pati rritje ekstreme të nivelit të ujit që i gjeti të papërgatitur banorët."-tha Spahia.

Ai shtoi më tej se Shkodra është e përgatitur të përballojë situata që lidhen me sasinë e reshjeve, por shprehu shqetësimin se duhet të lajmërohen për hapjen e portave.

"Flasim për domosdoshmërinë e lajmërimit për hapjen e portave të hidrocentraleve. Situatë krejt tjetër se çdo reshje e natyrës. Nënkryetarët e Bashkisë Shkodër dhe unë nuk jemi njoftuar për hapjen e digave."-tha Spahia.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 bardh spahia

Sondazh

Poll