Politike

PS gati për t’u përballur me Presidentin, dy seancat plenare ku do të diskutohen ligjet e kthyera mbrapsht, porosia e Hajda

2 Shtator 2019, 10:28 Nga DOSJA
PS gati për t’u përballur me Presidentin, dy seancat plenare ku

Tiranë- Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku është diskutuar për sensionin e ri parlamentar që do të nisë pasditen e sotme.

Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur që në seancën plenare të 12 dhe 19 shtatorit të diskutohet në lidhje me dekretet që ka kthyer presidenti Ilir Meta në Kuvend.

4 prej tyre do të diskutohen në seancën e 12 shtatorit, ndërsa 5 të tjera do të diskutohen në seancën e datës 19 Shtator. Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka kërkuar që t’u jepet përparësi këtyre dekreteve, të cilat sipas saj duhet të shqyrtohen me kujdesin më të madh.

Në rendin e seancës së sotme plenare është parashikuar vetëm miratimi i kalenderit 3 javor për punimet e sesionit V të legjlislaturës IX të Kuvendit. Po kështu pritet që seanca të jetë shumë e shkurtër dhe pa debate, pasi nuk është parashikuar një gjë e tillë.

Meta ka rikthyer një sërë dekretesh në Kuvend, ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”, koncensionin për rrugën Orikum- Dukat, Millot Bralldren, ligjin për “Kodin Penal”, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”,Pritet të ketë diskutime.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekretet e metës edi rama ilir meta dekretet e metës edi rama ilir meta

Sondazh

Poll