Sport

Katar/ Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes hapëse, por Japonia e tyre nuk luajti: "Është respekt" (video)

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës mes Ekuadorit dhe Katarit përfundoi me shifrat 0-2.Dy tifozëritë ishin shumë të zhurmshëm.

21 Nëntor 2022, 20:55 Nga DOSJA

Katar/ Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes

KATAR- Ndeshja hapëse e Kupës së Botës mes Ekuadorit dhe Katarit përfundoi me shifrat 0-2.Dy tifozëritë ishin shumë të zhurmshëm. Ka pasur edhe provokime, thuajse përballje fizike, por në fund të gjithë u larguan të qetë nga stadiumi.

Tifozët lanë pas jo pak kaos në tribuna. Letra, gota dhe shumë sende të tjera ishin shpërndarë nëpër stolat e stadiumit. Një grup tifozësh nga Japonia, të cilët po ndiqnin ndeshjen, nuk e duruan dot rrëmujën e plotë dhe vendosën të reagojnë.

Japonezët pastruan stadiumin. E bënë me kënaqësi dhe buzëqeshje duke i dhënë një mesazh organizatorëve."Dikush ju lutem të më bindë a është e mundur kjo? Japonezët pastruan tribunat, edhe pse kombëtarja e tyre as nuk luajti - shkruan përdoruesi i TikTok Omr94.Ai u ofroi të ndihmonte dhe i pyeti pse vendosën të pastronin tribunat. Një vajzë iu përgjigj. "Ne kurrë nuk lëmë mbeturina pas. Ne e respektojmë vendin ku kemi ardhur." Ata respektuan veçanërisht flamujt që u hodhën përtokë.

"I mblodhën të gjithë flamujt dhe i sollën në një vend. Mirënjohje për respektin që tregojnë - tha ky përdorues i TikTok. Skena si kjo janë vërtet mahnitëse dhe meritojnë çdo respekt.

E.Ç (Dosja.al)

japonia tifozet japoneze kupa e bote katar

Sondazh

Poll