Aktualitet

Deri në 1 metër uji në oborr, banori i Kuçit: Po ruaj bagëtinë, 35 pula më ngordhën

Gëzimi tregoi se i kanë ngordhur 35 pula dhe se tani po rri roje, në rast se niveli i ujit rritet. 

21 Nëntor 2022, 19:53 Nga k.m.
Deri në 1 metër uji në oborr, banori i Kuçit: Po ruaj
Pamje nga Kuçi

SHKODËR- Fshati Kuç në Shkodër është ende nën pushtetin e ujit. Por disa zona e shtëpi janë më në rrezik se të tjerat, si përshembull banesa e Gëzimit, i cili tregon për kamerat dëmet që i ka shkaktuar uji. Për "Euronews", ai tregoi se i kanë ngordhur 35 pula dhe se tani po rri roje, në rast se niveli i ujit rritet. 

“Uji ka ardhur brenda dy orëve. Në oborr uji është mbi 1 metër e gjysmë, ndërsa në shtëpi brenda është 30-40 centimetra,” – u shpreh ai.

Po ashtu, ai tha se e ka çuar familjen te njerëzit e tij pasi telefonoi shumë herë dhe ushtria erdhi t’i nxirrte. Deri në këto momente, ai po përpiqet të ruajë bagëtitë që nuk janë mbytur nga uji dhe janë e vetmja e ardhur e tij.

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll