Aktualitet

ME VIDEO- Situata në Vaun e Dejës, hapen portat pas shirave të rrëmbyeshëm

Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës.

21 Nëntor 2022, 17:54 Nga A.B
ME VIDEO- Situata në Vaun e Dejës, hapen portat pas shirave të
Permbytje

TIRANË- E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës.

Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë çuar në hapjen e portës së hidrocentralit të Vaut të Dejës. 


Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 vau i dejes

Sondazh

Poll