Aktualitet

Intervistë nga makina, Haki Çako bën planin për nesër: Situata nën kontroll, shpresojmë që shiu mos të ketë të njëjtin intensitet

Haki Çako tha se uji po tërhiqej dhe lumi Buna ishte kthyer në normalitet të plotë.

21 Nëntor 2022, 19:14 Nga k.m.
Intervistë nga makina, Haki Çako bën planin për
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë një përditësim të të dhënave nga terreni lidhur me përmbytjet. Në një intervistë për "Euronews", Haki Çako tha se uji po tërhiqej dhe lumi Buna ishte kthyer në normalitet të plotë. Lidhur me çfarë do të ndodhë nesër, Çako tha se shpresonte vetëm që moti të mos ishte njësoj si sot, por me intensitet më të ulët.

"Në tërësi janë evakuuar 52 familje. Por gjithashtu mund të them që ka edhe prezencë uri në 485 banesa. Sipërfaqja në total është 446 hektarë. Gjendja është përmirësuar ndjeshëm, me rënien në prurjeve të Drinit, Gjadër dhe lumit Kir. Lumi Buna gjithashtu është normalitet të plotë. është liruar rruga në harkun e Bërdicës, edhe ajo në fshatin Kuç. Pothuajse në të gjithë zonat. Situata është nën kontroll. Shpresojmë që reshjet të mos kenë të njëjtin intensitet që dje. Pas të mërkurës pritet që të përmirësohet moti. Këto janë parashikime, e nuk varen nga ne, por vlen të theksoj se i gjithë sistemi i mbrojtes civile funksionon në mënyrë korrekte,"-tha ai teksa jepte intervistën nga një makinë.

haki Çako shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll