Aktualitet

Përmbytjet në veri të vendit/ Kushi: Nesër pezullohet mësimi në 14 shkolla

Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim.

21 Nëntor 2022, 19:15 Nga A.B
Përmbytjet në veri të vendit/ Kushi: Nesër pezullohet
Ministria

TIRANË- Për shkak të motit të keq, mësimi do të pezullohet në disa zona të vendit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Ministria e Arsimit dhe është njoftuar nga ministrja Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se edhe pse situata paraqitet e përmirësuar në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë
Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh
Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult
Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult
Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult
Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult
Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

evis kushi permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll