Aktualitet

Del nga shtrati lumi i Gjadrit, disa hektarë toke nën ujë, rrezikohen banesat

Sot pasdite ka dalë nga shtrati edhe lumi i Gjadrit , duke bërë që disa hektarë toke bujqësore të jenë nën ujë, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.

21 Nëntor 2022, 18:32 Nga k.m.
Del nga shtrati lumi i Gjadrit, disa hektarë toke nën ujë,
Pamje nga lumi Gjadër

SHKODËR- Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jetë e problematike për shkak të reshjeve të mëdha të rëna gjatë dy ditëve të fundit. Përveç lumit Kir dhe Drin, sot pasdite ka dalë nga shtrati edhe lumi i Gjadrit , duke bërë që disa hektarë toke bujqësore të jenë nën ujë, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.

Siç edhe duken nga pamje e siguruara nga A2CNN, të gjithë banorët kanë marrë masa për rritjen e nivelit gjatë natës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e evakuuimit të tyre. Si pasojë e daljes nga shtrati të këtij lumi, rrezikohen  fshatrat e Dajçiut, Blinishtit dhe Zajz.

gjader lumi gjader permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll