Aktualitet

Harta e sipërfaqes së përmbytur po zvogëlohet/ Raporti i Bashkisë Shkodër: Gjithsej u evakuuan 159 persona

Bëhet me dije se gjithsej janë 36 familje të evakuuara, ose gjithsej 159 persona, ku duket se më e prekura është njësia administrative e Gurit të Zi nga ku kanë ikur 19 familje.

21 Nëntor 2022, 17:50 Nga k.m.
Harta e sipërfaqes së përmbytur po zvogëlohet/ Raporti i
Foto ilustruese

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në kryeqendrën e Veriut të vendit, për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. Bëhet me dije se gjithsej janë 36 familje të evakuuara, ose gjithsej 159 persona, ku duket se më e prekura është njësia administrative e Gurit të Zi nga ku kanë ikur 19 familje. Po ashtu, janë larguar edhe nga njësitë administrative: Bërdicë, 12 familje, Lagja Nr.4,  3 familje (7 persona), Lagja nr. 1,  2 familje (7 persona).

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022, ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 7.52 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m).

Siperfaqe totale e përmbytur 2425Ha

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 50cm ujë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 155 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 455 banesa:

Guri i Zi 250 banesa
Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
Lagja Nr.4, 15 banesa
Lagja nr. 1, 10 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll