Aktualitet

MË NË FUND! MSH: Vetëm një qytetar i infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Fatmirësisht nuk ka viktima, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. 

21 Nëntor 2022, 17:31 Nga k.m.
MË NË FUND! MSH: Vetëm një qytetar i infektuar me COVID
Foto nga Infektivi

TIRANË- Vetëm një qytetar është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 66 testime, por vetëm një qytetar nga Pogradeci rezultoi pozitiv. Fatmirësisht nuk ka viktima, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

21 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66

Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4

Berat 3
Durrës 3
Lezhë. 3
Shkodër 2

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll