Aktualitet

2 orë para dhunimit/ FOTO- Joy lë punën në kazino, shoqërohet nga shoqja e dhomës, mister ç'ndodhi më pas

Pamjet ku shfaqet 22-vjeçarja nga Kenia janë fiksuar në orët e para të mëngjesit të datës 13 Gusht, sapo ajo kishte përfunduar turnin e punës në kazino.

21 Nëntor 2022, 16:47 Nga A.B
2 orë para dhunimit/ FOTO- Joy lë punën në kazino,
Joy

TIRANË- Ky është momenti kur 22-vjeçarja nga Kenia, Joy lë ambientet e kazinosë ku punonte në Tiranë, rreth 2 orë përpara se të dhunohej barbarisht nga persona ende të paindentifikuar. Tv Klan ka siguruar këtë fotot nga kamerat e kazinosë ku shihet e reja, Xhoi, në shoqërinë e një vajze tjetër, e cila rezuton të jetë shoqja e saj e dhomës.

Pamjet ku shfaqet 22-vjeçarja nga Kenia janë fiksuar në orët e para të mëngjesit të datës 13 Gusht, sapo ajo kishte përfunduar turnin e punës në kazino.

Pasi mbylli orarin, ajo u dërgua me furgonin e punës në hostelin ku strehohej pranë zonës së njohur si vilat gjermane, në këtë godinë 3 katëshe ku dyshohet se dhe u dhunua.

Pak ditë më parë është kërkuar analizimi i disa mbetjeve në trupin e 22-vjeçares, me qëllim krijimin e një profili gjenetik që mund të çojë hetuesit tek personi që e dhunoi.

Por çfarë i ka ndodhur Joy-t? 

Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër? Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ndërkohë është zbuluar se ajo është dhunuar e më pas hedhur nga ballkoni. Policia ka marrë në pyetje shokët e dhomës së Joy. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur në të vërtetë vajzës nga Kenia.

joy

Sondazh

Poll