Sport

Kore raciste në transfertën me Cagliarin, reagon Lukaku: Turp! Zonja dhe zotërinj, jemi në vitin 2019

2 Shtator 2019, 14:44 Nga DOSJA
Kore raciste në transfertën me Cagliarin, reagon Lukaku: Turp! Zonja

ITALI– Ditën e djeshme Interi fitoi sfidën kundër Cagliarit me rezultatin 1-2, megjithatë gjatë ndeshjes ka ndodhur edhe një incident.

Gjatë 90 minutave tifozët vendas gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kanë ndaluar së fyeri, lojtarin e zikaltërve, Romelu Lukaku, për shkak të ngjyrës së tij.

Lidhur me rastin, Lulaku ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku shkruante se pret nga Federatat e Futbollit që të ndëshkojnë rastet e diskriminimit.

Shumë lojtarë janë prekur nga racizmi muajt e fundit, kjo më ndodhi edhe mua dje. Futbolli është një lojë për të gjithë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë formë diskriminimi, që e kthen lojën tonë në turp. Unë pres që në të gjithë botën Federatat e Futbollit të reagojnë fuqimisht në të gjitha rastet e diskriminimit. Mediat sociale duhet të punojnë më shumë me klubet sepse çdo ditë shohim komente raciste në secilin postim të një personi me ngjyrë. Zonja dhe zotërinj, jemi në vitin 2019 dhe në vend që të shkojmë përpara, ne kthehemi prapa. Unë si lojtar mendoj që duhet të bashkohemi dhe të bëjmë një deklaratë për këtë çështje, për ta bërë këtë lojë të pastër dhe të këndshme për të gjithë”, shkruan 26-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport incidenti racist inter-cagliari itali romelu lukaku incidenti racist inter-cagliari itali romelu lukaku

Sondazh

Poll