Sport

Partizani fiton minimalisht kundër Flamurtarit, Lerda: Kartoni i kuq për Solomon, absurd

1 Shtator 2019, 20:47 Nga DOSJA
Partizani fiton minimalisht kundër Flamurtarit, Lerda: Kartoni i kuq

TIRANË- Partizani ka arritur që të fitojë kundër Flamurtarit, me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Ndeshja pati shumë e emocione dhe kartona të kuq, pasi u morën dy të tillë, nga një për çdo skuadër.

Loja në fillim foli për Partizanin, pasi arritën që të zhbllokonin më anë të Solomon, por ky i fundit në minutën ë 29-të e la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas marrjes së katronit të kuq.

Minuta kalonin, por asnjë prej skuadrave nuk mundi që të shënonte m, duke e lënë ndeshjen të fiksuar me këtë rezultat. Por kur duheshin dhe pak minuta nga përfndimi i lojës, ishte radha e Flamurtarit të mbetet me 10 lojtarë në fushë, pasi Zeqaj mori katron të kuq, pas një të verdhi që kishte marrë më parë.

Trajneri Franco Lerda pas ndeshjet në një reagim për mediat ka thënë se nuk e kuptoi gjyqtarin që i dha karton të kuq Solomonit.

“Ajo që nuk prisja është që të luajë për më shumë se një orë me 10 lojtarë. Në 30 minutat e para bëmë një ndeshje të mirë, dominuam, shënuam, por nuk e kuptova vendimin e gjyqtarit për të ndëshkuar me të kuq Solomonin. Ka peshuar shumë edhe fakti që për ne është ndeshja e 4-t në 15 ditë. Donim të dominonim kontrollin e topit”, u shpreh ai.

Ndërsa trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, u shpreh pak pesimist për skuadrën e tij, pasi tha se Flamurtari kaq i mundësitë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport flamurtari franco lerda java e trete e superliges kategoria superiore partizani flamurtari franco lerda java e trete e superliges kategoria superiore partizani

Sondazh

Poll