Sport

“Paqe” mes Kukësit dhe Laçit, skuadrat ndajnë nga një pikë

1 Shtator 2019, 16:32 Nga DOSJA
“Paqe” mes Kukësit dhe Laçit, skuadrat ndajnë nga

SHKODËR- Kukësi dhe Laçi e kanë mbyllur në paqe ndeshjen mes tyre, e cila ëprfundoi me rezultatin 1 me 1, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.

Takimi u zhvillua në “Loro Boriçi”, ku vapa e madhe kushtëzoi dhe lojën e bukur dhe të shpejtë në fushë. Pjesa e parë ishte totalisht e vakë dhe rasti i vetëm për diskutim, ishte ai i minutës së 18-të, ku Rroca u rrëzua brenda zone, dhe kuksianët kërkuan penallti.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe vetëm në të dytën skuadrat u treguan më kërkuese dhe arrtitën të shonin.Të parët që shënuan ishin kuksianët me anë të Nuabueze, i cili bëri gjithçka mirë mes mbrojtjes blu duke zhbllokuar rezultatin.

Ndërkohë përgjigja e Laçit erdhi vetëm në minutën e 87-të, me anë të Mustës, i cili shënoi një gol mjaft të bukur. Skudrat luftur deri në fudn, por nuk pati asnjë fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barazon kukesi barazon laçi java e trete e superliges kategoria superiore kukesi laci barazon kukesi barazon laçi java e trete e superliges kategoria superiore kukesi laci

Sondazh

Poll