Sport

Çfarë po ndodh me çiftin? Cristiano Ronaldo ndryshon testamentin për Georgina-n

31 Gusht 2019, 17:45 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh me çiftin? Cristiano Ronaldo ndryshon

PORTUGALI- Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, dhe Georgina Rodriguez duket se tashëm kanë një marrdhënie të mrekullueshme. Marrëdhënia e çiftit në fjalë po shkon shumë mirë dhe në Spanjë sugjerojnë se shumë shpejt mund të vijë një tjetër trashëgimtar për CR7. 

Edhe pse çifti nuk është martuar akoma, duket se Ronaldo ka përfshirë përfundimisht të fejuarën në familjen e tij të dashur. Dhe jo vetëm në aspektin fizik dhe atë shpirtëror. Sipas të përditshmes spanjolle ABC, ylli i Juventus-it ka përfituar nga një udhëtim në Lisbonë për të ndryshuar testamentin e tij.  

ABC ka shkruar se CR7 është takuar me avokatët e tij për të përfshirë emrin e modeles argjentinase, por edhe për t’i dhënë fuqi të plotë mamasë Dolores. Në fakt, do të ishte ajo që do të menaxhonte pasurinë e CR7, në rast se atij do t’i ndodhte ndonjë gjë.   

Sipas ABC, Ronaldo e kishte bërë ndryshimin e fundit në testament në 2017-ën, para se lidhja me Georgina-n të vulosej nga lindja e Alana Martinez. Ajo i është shtuar Cristianinho-s, Eva-s dhe Mateo-s, tre fëmijët që portugezi ka patur para lidhjes me të fejuarën aktuale, raporton Telesport. 

Përfshirja e Georgina-s në testament, sipas të përditshmes spanjolle, përgënjeshtron të gjithë zërat për mosmarrëveshje të mundshme brenda çiftit. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo georgina rodriguez testamenti cristiano ronaldo georgina rodriguez testamenti

Sondazh

Poll