Sport

Zhgënjen sërish Barcelona pa Messin, barazon me Osasunën (VD)

31 Gusht 2019, 17:08 Nga DOSJA
Zhgënjen sërish Barcelona pa Messin, barazon me Osasunën (VD)

SPANJË- Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen me Osasunën. 2 me 2 ka përfunduar ndeshja, e cila prodhoi shumë emocione.

Osasuna shtangu që në minutat e para Barcelonën, e cila vuan disa mungesa mes tyre dhe Messin. Osasuna në minutën e 7 me anë të Torres i shënoi golin e parë.

Të besuarit e Valverdes pjesën e parë e mbyllën në disavantazh dhe vetëm në të dytën reaguan, duke shënuar dy herë, por nuk e mbajtën dot deri në fund këtë rezultat.

Ishte sërish Torres që pak minuta nga fundi me një penallti shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje dhe të dytin për skuadrën e tij.

Barcelona u mundua të reagonte, por nuk arriti që të shënonte dhe ndeshja u mbyll në barazim. Kjo është ndeshja e disatë e kampionëve të Spanjës që nuk shkëlqen dot pa Messin në fushë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barazon barcelona barcelona la liga osasuna barazon barcelona barcelona la liga osasuna

Sondazh

Poll